Në Prishtinë nisë kampanja kundër ndotjes së ajrit
Prishtinë, 9 dhjetor - Sot në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë, PEN - Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim, në mbështetje nga Komisioni Evropian, organizojnë kampanjën kundër ndotjes së ajrit.
Kjo kampanjë do të jetë aktive gjatë tërë kohës në orarin e cekur, dhe do të përfshijë vendosjen e kukullave me maska kundër ndotjes së ajrit, të cilat mbajnë mbishkrime sensibilizuese, matje të drejtpërdrejta të cilësisë së ajrit, nga anëtarët e projektit s i dhe do të rregullohet hapësira për informimin e qytetarëve, ofrimin e broshurave dhe maskave kunder ndotjes.
Projekti Making Sense është projekt inovativ i Komisionit Evropian dhe zhvillohet paralelisht në Belgjikë, Spanjë, Skoci, Holandë dhe Kosovë. Ky projekt në Kosovë implementohet nga PEN (Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë) dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim.
Qëllimi i projektit është aftësimi i qytetarëve që të masin vetë gjendjen e mjedisit të tyre, të krijojnë kampanja nga rezultatet e dhëna, dhe së bashku me akterë kryesorë të synojnë ndryshime pozitive në fushën e mjedisit në Kosovë. Ky projekt për herë të parë në Kosovë sjell pajisje inovative për matjen e cilësisë së ajrit që do të përdoren nga vetë qytetarët.
Nderkaq Rrjeti Edukatorëve Bashkëmoshatar është një organizatë rinore jo-qeveritare dhe jo-profitabile që ka për qëllim promovimin e qytetarit aktiv të ri si një mjet për përmbushjen e nevojave të komunitetit.