Në në Teksas, ka energji të pa shfrytëzuar
Teksas, 23 gusht - Shkencëtarët thonë se në fushat e pasura me gaz dhe naftë në Teksas, ka energji të pa shfrytëzuar, që mund të jetë e mjaftueshme për të ndriçuar dritat e njëqind mijë shtëpive. Ky mosshfrytëzim është baza e një biznesi fitimprurës.
Sipas Loy Sneary, 60 për qind e gjithë energjisë që prodhohet sot në botë humbet si nxehtësi e pashfrytëzuar. Drejtori ekzekutiv i kompanisë Gulf Coast Green Energy kërkon të shrytëzojë këtë energji, në mes të tjerash edhe në mijëra puse nafte dhe gazi në Teksas dhe më pas ta kthejë atë në elektricitet.
Kemi aty më shumë elektricitet sesa prodhohet nga të gjitha fabrikat e qymyrit, të gazit natyror dhe ato bërthamore në botë. Ky është potenciali.
Në thellësi, shpjegon zoti Sneary, toka është e nxehtë. Kur shpon në shkëmb apo rërë, maja shpuese bëhet edhe më e nxehtë dhe lëngjet e ftohin atë. Këtë kërkon të shfrytëzojë Makina e Gjelbërt e Sneary-t. E futur në një kuti katrore, me madhësinë e një makine të vogël, pajisja e kalon këtë ujë të nxehtë të pusit permes një tubi i cili kalon pranë një tjetre që është e mbushur me lëndë ftohëse. Kjo lëndë ftohëse zjen dhe avullon në temperatura të ulta dhe avulli që prodhohet prej saj përdoret për të prodhuar energji.
Pra ne mund ta shfrytëzojmë këtë burim uji të nxehtë në temperatura të ulta, të transferojmë nxehtësinë dhe pasi lënda ftohëse të jetë zgjeruar dhe vënë nën trysni, ajo i përngjan një turbine me avull.
Nuk janë vetëm puset e gazit dhe naftës që mund të japin nxehtësi të pashfrytëzuar për tu kthyer në elekrticitet nga Makinat e Gjelbra të Energjisë. Kjo teklonogji ricikluese e nxehtësisë mund të funksionojë për panelet e energjisë diellore, fabrikat e qymyrgurit, dhe pothuajse për çdo proces industrial që prodhon nxehtësi të pashfrytëzuar. Vitin e kaluar, zoti Sneary e lidhi pajisjen e tij me kaldajat e Universitetit Southern Methodist në Dallas dhe e konvertoi energjinë e pashfrytëzuar në elektricitet, duke ndihmuar në uljen e faturave të elektrikut për universitetin.
Zoti Sneary thotë se pajisja e tij mund të prodhojë energji të mjaftueshme për të ndriçuar gati 70 shtëpi me një kosto shumë më të ulët sesa ajo që duhet për të prodhuar energji nga një fabrikë qymyrguri.
Koordinatorja e Laboratorit Gjeoterman të universitetit SMU, Maria Richards, thotë se hartat e ndihmuan zotin Sneary të gjente pika të nxehta të lidhura me operacionet e shpimit për naftë ku ai mund të lidhte makinat e tij. Shkolla dhe kompania Gulf Coast Green Energy kanë qënë partnerë për disa vjet.
pati shumë nxehtësi të pashfrytëzuar në Gjirin e Meksikës. Kjo na bëri të kuptonim se duke punuar me puset e naftës dhe të gazit ishte një mundësi për të shfrytëzuar këto burime.
Kërkimet e laboratorit na lejuan të shfrytëzojmë zonat ku kishte nxehtësi të mjaftueshme që mund të përdorej.
Loy Sneary po negocion me kompanitë e shpimit në Teksas, ka një projekt në Virxhinian Perendimore dhe po kërkon mundësi edhe në shtete të tjera. Ai thotë se teknologjia e kompanisë së tij për kapjen e nxehtësisë është e efektshme dhe e gjelbërt pasi nuk çliron asgjë në natyrë. Zoti Sneary pret që makinat e tij të kërkohen shumë gjatë viteve të ardhshme.