Në muajin prill Kosova ka importuar 206.1 GWh kurse eksportuar 245.7 GWh
Prishtinë, 22 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në baza mujore ka përgatitur publikimin me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë si dhe importin dhe eksportin e enërgjentëve tjerë.
Ky publikim statistikor paraqet të dhëna statistikore për muajin Prill të vitit 2022.
Në muajin Prill të vitit 2022 Prodhimi Bruto nga Termocentralet i energjisë elektrike ishte 563.94 GWh , Prodhimi Bruto nga Hidrocentralet energjisë elektrike ishte 13.13 GWh. dhe Prodhimi Bruto nga Era dhe ajo Solare i energjisë elektrike ishte 34.58 GWh.
Gjatë muajit Prill të vitit 2022 Energjia Elektrike bruto në Dispozicion ishte 572.05 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 459.68 GWh apo -9.48 % më i vogël me muajin e njejtë të vitit paraprak . Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshem ishte 11.46%.
Ndërkaq, Importi i energjisë elektrike në Prill të vitit 2022 ishte 206.1 GWh kurse Eksporti i energjisë elektrike në të njetën periudhë ishte 245.7 GWh. .
Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.49 mijë ton, ose 11.39 % më pakë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.