Në korrik Kosova ka eksportuar 364 GWh energji elektrike
Prishtinë, 22 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë për muajin korrik të vitit 2022.
Në muajin korrik të vitit 2022, prodhimi bruto nga termocentralet i energjisë elektrike ishte 468.63 GWh ; prodhimi bruto nga era dhe ajo solare i energjisë elektrike ishte 22.98 GWh; dhe prodhimi bruto nga hidrocentralet energjisë elektrike ishte 5.71 GWh.
Gjatë muajit korrik të vitit 2022, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 476.06 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 365.85 GWh, ose 5.61% më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 7.84%.
Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në korrik 2022 ishte 343.72 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 364.98 GWh.
Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.38 mijë ton, ose 15.95% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.