Në Fushë Kosovë inaugurohet sistemi i ujit të pijshëm
Fushë Kosovë, 25 qershor – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me Burim Berisha Kryetar i Komunës së Fushë Kosvës dhe Kryeshefin Ekzekutiv të KRU Prishtina Ilir Abdullahu, kanë inauguruar sot sistemin e ujit të pijshëm në Fushë Kosovë.
Me këtë rast Ministri Valdrin Lluka, është shprehur se po përmbushet edhe njëri nga premtimet e dhëna për këtë komunë, i cili ka rëndësi të madhe për banorët e këtij qyteti.
“Një premtim të cilin e kemi bërë më heret po e realizojnë. Duke filluar nga sot qyteti i Fushë Kosovës do të ketë ujë të pijshëm 24 orë, 7 ditë në javë. Ne i lusim qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe te mos e shpërdorojnë ujin", ka thënë ministri Lluka
Nga ana tjetër Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha inaugurimimin e sistemit të ujit të pijshëm e ka cilësuar si një nga projektet më të rëndësishme për qytetin.
“ Që nga paslufta ky është njëri ndër projektet më të mira që ka pas qyteti i Fushë Kosovës. Falënderoj ministrin Valdrin Lluka, ministrin Bedri Hamza dhe Kryeshefin e KRU Prishtina, Ilir Abdullahu", është shprehur Berisha.
Deisa në fjalën e tij Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Prishtina Ilir Abdullahu tha se sot po finalizohet një projekt i një rëndësie të madhë për banorët e Fushë Kosvës duke bërë thirrje që të mos abuzohet më ujin e pijshëm.
"Sot po përfundon një projekt i filluar prej kohësh. Me që furnizimi me ujë varet nga të rreshurat, ne gjithashtu i lusim qytetarët që të kenë kujdes në përdorimin e ujit të pijshëm. Unë gjithashtu falënderoj Kreditanstalt für Wiederaufbau (KfW) për donacionin e tyre për këtë projekt” shtoi ai.
Ndryshe, realizimi i këti projekti është mundësuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik MZHE, Ministria e Financave FI dhe KFW, ndërsa projekti në tërësi ka kushtuar 500 mijë euro.