Në Deçan protestohet kundër hidrocentraleve të paligjshme në Kosovë
Deçan, 13 korrik - Organizata ERA, në bashkëpunim me qytetarë dhe antarë të shoqërisë civile do të zhvillojë një protestë paqësore në Deçan sot për të protestuar kundër hidrocentraleve të paligjshme në Kosovë.
"Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në fillim të këtij viti ka shkyç linjat e transmetimit në Lumbardh II në pronësi të Kelkos për shkak se ka vepruar në mënyrë të paligjshme dhe kishte dhënë 90 ditë për HEC-un Deçan dhe Belaja për të marrë dokumentacionin e duhur ose ata do të jenë të detyruar të ndërmarrin veprimet ligjore për ndërprerjen e prodhimit dhe shkyçjen gjeneratorëve HC Belaja dhe HC Deçan nga Rrjeti i Transmetimit".
"Kaluan 90 ditë dhe ZRRE i dha edhe 90 dite tjera kompanisë, prandaj me ane te protestes ne i bëjmë thirrje ZRRE-së që të ndërpresë operimet ilegale të HEC-it Decan dhe Belaja gjithashtu!", thekson Organizata ERA.
Gjatë kësaj proteste protestuesit gjithashtu do të nderojnë sakrificën e lumit të Deçanit me një veprim simbolik.
Protesta do të zhvillohet përpara HEC Deçan, te hidrocentrali i pare tek ura qe te dergon per te Gushavci.
Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) të Kosovës dje me 10.07.2019 vendosi PËRSËRI të shtyej afatin për KELKOS që të siguroj Lejet Mjedisore të nevojitura për hidrocentralet e tyre që janë duke operuar ilegalisht në Deçan.
Që nga viti 2014 ZRrE ështu duke raportuar në mënyrë vjetore që Kelkos është duke operuar ilegalisht me 3 hidrocentrale në Deçan dhe ka lejuar që kjo të vazhdoj për 5 vite + 90 ditë+ 90 ditë.