Në 'Bunarfest' diskutohet për dëmtimin e lumenjve nga hidrocentralet
Prizren, 27 shtator - Sot në Ditën botërore të lumenjve, X40 dhe KCSF organizuan në Prizren diskutimin me titull “Lum Lumi”.
Fillimisht u diskutua për dëmtimin e lumenjve nga hidrocentralet në Kosovë ndërsa më pas edhe për problematikat e lumit Lumbardhi të Prizrenit.
NÑ diskutime morën pjesë Kryetarja e Kuvendit të Kosovës znj. Vjosa Osmani, deputetë të shumtë, përfaqësues të institucioneve publike, aktivistëve tÑ shoqÑrisÑ civile e nismave qytetare, si dhe shumë qytetarë.
Në fjalën e saj të hapjes, znj. Osmani tha: “Ne besojmë plotësisht në mbrojtjen e lumenjëve, por edhe florës dhe faunës në to, e cila është edhe mbrotje e traditës dhe qytetarëve që jetojnë rreth tyre, është mbrojtje e jetës dhe shëndetit tonë."
"Pa dyshim jemi për një Kosovë të zhvilluar, dhe energjia e gjelbërt është e ardhmja, por njëkohsisht jemi të vetdijshëm që çdo investim mund të bëhet në harmoni me natyrën dhe duhet të bëhet domosdo në përputhje dhe duke respektuar standardet, ligjet dhe praktikat më të mira për mbrojtjen e mjedisit.”
Në fund ajo shtoi se “tashmë është e konfimuar që Kosova ka rezerva të pamjatueshme të ujit, dhe një gjë është e qartë se ne nuk kemi lumenjë për të falur, dhe e kemi obligim që të angazhohemi për kujdes të shtuar për mbrojtjen e burimeve tona ujore”
Në hapje, Drejtori Ekzekutiv i KCSF-së, Taulant Hoxha tha: "Kino Lumbardhi është simbol i rezistencës qytetare të Prizrenit dhe mbrojtjes së interesit publik, e sot këtu janë mbledhur shumë aktivistë që janë duke rezistuar që burimet e pakta ujore të Kosovës të mos shkatërrohen për përfitime të një grupi të vogël, e në kurriz të të gjithë qytetarëve të vendit.".
Dren Marseli, organizator i Bunarfest, tregoi që ka vite që garuesit e këtij festivali tashmë detyrohen që një pjesë të lëshimit përgjatë Lumbardhit duhet ta bëjnë jashtë lumit, për shkak të dëmtimit të shtratit të këtij lumi.
Znj. Shpresa Loshaj, aktiviste për mbrojtjen e lumenjve nga organizata “Pishtarët” nga Deçani tha: "Për ne me rëndësi është që qytetarët e asaj ane ta kuptojnë që diskutimi i problematikës së ndërtimit të hidrocentralit të jetë gjë normale, të ngritet vetëdija që diçka e parregullt dhe e paligjshme ka ndodhur dhe të ngritet guximi për t’i diskutuar këto probleme në anën e Junikut dhe Deçanit”.
Kjo ngjarje u organizua në kuadër të edicionit të 16-të të festivalit “Bunarfest” dhe Programit EJA Kosovë të KCSF-sÑ.
Përmes kÑtij programi, KCSF do tÑ mbështesÑ nismat e shoqërisë civile përmes granteve dhe trajnimeve me synimin e përgjithshëm për t’i kontribuar një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse në Kosovë.
EJA Kosovë bashkëfinancohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).