Në Brainë të Podujevës filloi vendosja e rrjetit të ri elektrik
Prishtinë, 9 shkurt - Gjendja e rrjetit elekrtik në fshatin Brainë të Podujëvës ishte jo e mirë për shkak të vjetërsisë.
Andaj qytetarët kishin probleme me furnizim stabil me energji elektrike. Për të eliminuar këtë gjendje KEDS ka filluar punimet për vendosjen e rrjetit të ri elektrik në këtë vendbanim.
Ekipet e KEDS kanë punuar në montimin e përçuesit në LP 10KV dhe kanë vendosur transformatorin e ri në qendër të fshatit.
Sipas inxhinierëve që po mbikëqyrin projektin, punimet janë duke u kryer në një terren të vështirë, sepse rrjeti i vjetër kalon nëpër një terren malor dhe intervenimi në prishje në këtë vend ishte gati i pamundur.
Në këtë projekt deri tash janë vendosur 25 shtylla të reja të betonit dhe është punuar në konstruksionin e ri të trafoshtyllës. Punimet po vazhdojnë ende dhe po kryhen nga ekipet e mirëmbajtjes në Prishtinë.