Në afërsi të Kretës ka gaz në vlerë prej 427 miliard euro
Kretë, 6 dhjetor - Në vendzbulimet me gaz në Detin Mesdhe në afërsi të ishullit të Kretës ka gaz në vlerë prej 427 miliard euro, theksohet në raportin e "Deutch Bank" të cituar nga gazeta greke "Etnos".
"Dojçe bank" për herë të parë zyrtarisht flet për vendzbulime të tilla në atë rajon. Autori i raportit Mark Vol thekson se nëse konfirmohen kërkimet gjeologjoke, shteti grek do të inkasojë 214 miliard dollarë, që është 107 për qind nga bruto prodhimi vendor i Greqisë.
Në rajonin e Detit Jon dhe në jug të Kretës për momentin kompania norvegjeze PGS kryen kërkime gjeologjike, por "Dojçe bank" vlerëson se të hollat nga vendzbulimi i gazit Greqia do të mund t'i marrë rreth vitit 2020 kur borxhi i tij do të pakësohet për 120 për qind nga BPV.