Ndryshimet klimatike mbledhin politikanë të 60 vende të botës
Paris, 7 shtator - Politikanë nga rreth 60 vende u mblodhën në Paris në një takim jozyrtar për të diskutuar mbi Konferencën e ardhshme të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që do të mbahet në kryeqytetin francez në dhjetor.
Takimet janë përpjekja e fundit për përmirësimin e pozitave negociuese të sesionit të rëndësishëm të dhjetorit.
Takimet e kësaj jave fokusohen kryesisht tek çështjet që kanë lidhje me financat dhe teknologjinë.
\"Konsultimet nuk po zhvillohen për të zëvendësuar procesin zyrtar, por për ta plotësuar atë. I konsiderojmë të gjitha ato si mbështetje për të ndihmuar negociatorët të përmbushin detyrat në kohë.\"
\"Jemi një grup dhe diskutojmë çështjet e rëndësishme politike të negociatave për klimën. Ne gjithashtu përpiqemi të identifikojmë kompromiset, që do të hedhin bazat e dokumentit përfundimtar, të cilin ne duhet dhe do të miratojmë brenda afatit,\" tha ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius.