Ndotje e lartë e ajrit në Europë
Bruksel, 23 mars - Smogu u bë një ndër çeshtjet më të diskutuara javën e kaluar në Europë, pasi shumë rajone janë përfshirë nga moti i keq.
Që nga 18 marsi, në pjesën më të madhe të territorit të Britanisë u shënua një nivel i lartë ndotjeje. Autoritetet vendore të mjedisit bënë thirrje për më shumë kujdes ndaj shëndetit.
Në Francë situata është më e rëndë, njofton Administrata e Kontrollit të Cilësisë së Ajrit të Parisit(Airparif), sipas së cilës në datat 18,19,20 mars, dendësia e grimcave PM10 ka tejkaluar limitin e emergjencës, me 80mcg/m³.
Mësohet se Bashkia e Parisit vendosi marrjen e masave të emergjencës për përballimin e ndotjes.
Duke nisur nga e hëna në 11 distrikte në Paris dhe tre provinca rreth tij automjetet do të qarkullojnë sipas një grafiku, bazuar në numrat e targës.