29 Dhjetor 2024

Ndotja më e madhe në Prishtinë vjen nga automjetet

Prishtinë, 23 janar - Kualiteti i ajrit në kryeqytet tani mund të shihet edhe në webfaqen e Komunës së Prishtinës.

Të dhënat për Bregun e Diellit, Dodonës, Dardanisë, Ulpianës, Qendrës dhe Kodrës së Trimave nuk flasin për një qytet me ajër të pastër.

Qytetarët shprehen të shqetësuar me këtë fakt.

Thonë se ndikimin e vërejnë më së shumti në shëndet, ndërsa fajin më së shumti për ndotje ua lënë termocentraleve të KEK-ut.

Por, nuk janë termocentralet e KEK-ut, shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës thotë se ndotja më e madhe vjen nga automjetet.

Në komunë thonë se po punojnë për një mjedis më të mirë.

Ekzekutivi komunal thotë se ndër masat që ata kanë ndërmarrë që gjendja e ajrit të ndryshojë është sistemi i koogjenerimit dhe zgjerimi i hapësirave të gjelbra.

Derisa shtojnë se edhe autobusët e rinj, që ende nuk kanë ardhur, do të ndikojnë në këtë aspekt. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)