23 Dhjetor 2024

Ndotja e ajrit shkakton shtatë milionë vdekje të parakohshme në vit

Gjenevë, 23 shtator - Ndotja e ajrit shkakton shtatë milionë vdekje të parakohshme në vit, deklaroi OBSH, që ka vendosur kufij më kufizues për ndotësit kryesorë të ajrit.

Kjo është hera e parë që OBSH ka përditësuar udhëzimet e saj globale të cilësisë së ajrit që nga viti 2005.

“Nuk ka asgjë më thelbësore për jetën sesa ajri. E megjithatë, për shkak të ndotjes së ajrit, akti i thjeshtë i frymëmarrjes shkakton shtatë milionë vdekje në vit, kryesisht për shkak të sëmundjeve jongjitëse”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp.

Kjo është arsyeja pse organizata e Kombeve të Bashkuara ka ulur pothuajse të gjitha pragjet e saj referuese, ligjërisht jodetyruese, që kryesisht lidhen me të ashtuquajturit ndotës klasikë: grimca pezull në ajër, ozon, dyoksid nitrogjeni, squfur dhe monoksid karboni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)