Ndotja e ajrit kërcënim i madh ndaj vizionit për një botë më të mirë
Prishtinë, 30 tetor - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në partneritet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) organizojn aktivitetin 'SDG BRUNCH 5: Ndotja e ajrit në Kosovë: Prej perspektivës së OZHQ-ve dhe Agjendës 2030'.
17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm synojnë t'i japin fund varfërisë ekstreme dhe të krijojnë një botë të shëndetshme dhe të qëndrueshme deri në vitin 2030.
Në qendër të tyre qëndron shëndeti, mirëqenia e njerëzve dhe planeti ynë, që do të thotë ndotja e ajrit – vdekjet, aftësitë e kufizuara që shkakton dhe lidhja e ngushtë me ndryshimet klimatike - është kërcënim i madh ndaj vizionit për një botë më të mirë.
Sidoqoftë, këto objektiva mund të ndihmojnë në luftën tonë kundër ndotjes së ajrit.
Për të kuptuar zhvillimet e fundit në ndotjen e ajrit në Kosovë dhe për të diskutuar mundësitë për të materializuar OZHQ-të (SDG) për të siguruar një mjedis më të shëndetshëm dhe ajër më të pastër për të gjithë në Kosovë,