23 Dhjetor 2024

Ndërtimi i termocentralit të ri fillon në 2015

Prishtinë, 22 shtator - Momentalisht është duke u rishikuar struktura e transaksionit për ndërtimin e termocentralit të ri. Kështu ka thënë udhëheqësi i projektit, Liridon Mavriqi, por nuk ka saktësuar kohën e përzgjedhjes së kompanisë që do të realizojë ndërtimin e tij.

Udhëheqësi i projektit, Liridon Mavriqi, tha për Radio Kosovën, se këtë proces qeveria po e zhvillon në konsultim me faktorët vendorë e ndërkombëtarë dhe çdo ndryshim duhet të jetë i harmonizuar me ta.

Njëkohësisht janë duke u konsultuar me investitorët, në mënyrë që të sigurohet një konkurrencë sa më e madhe, thotë Mavriqi.

“Për momentin janë tre investitorë që kanë duke vazhduar të shprehin interesim për projektin. Përfundimisht nuk mund të paragjykojmë se sa do të ofertojnë, por nëse vazhdon në bazë të interesit të cilin e kanë shprehur deri më tash, shpresojmë se do të kenë interes edhe më tutje”, thekson ai.

Sipas tij, gjasat dhe mundësitë për fillimin e ndërtimit të termocentralit medohet të jetë viti 2015.

“Gjasa për të filluar ndërtimi i projektit në vitin 2015 ka, dhe ende është plani të cilin e kemi. Ne tani nuk kemi një datë të saktë për arsye se kur i kemi marrë komentet prej investitorëve kemi parë se ka disa ndryshime të cilat ata potencialisht kërkojnë që të bëhen”, tha ai.

Ndërkohë që shoqëria civile është kundër ndërtimit të termocentralit dhe i kërkon qeverisë që të gjejë forma alternative për prodhimin e energjisë. 


/RK/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)