Ndërtimi i "South Stream" do të shkojë sipas planit
Moskë, 29 dhjetor -Moska shpreson se ndërtimi i seksionit të tubacionit të gazit "Rryma Jugore" ("South Stream") në Serbi do të do të shkojë sipas planit, pavarësisht negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian të planifikuara për janarin e vitit 2014, kadeklaruar Zëdhënësi në Ministrinë e Jashtme të Federatës Ruse, Aleksandër Llukasheviç.
Diplomati theksoi se në Rusi e vlerësojnë mjaft lart nivelin e bashkëveprimit ruso-serb në çështjen e ndërtimit të "South Stream", i cili bazohet në marrëveshjen ndërqeveritare mbi bashkëpunimin në industrinë e naftës dhe gazit të vitit 2008.
Komisioni Evropian deklaroi se marrëveshjet bilaterale të Rusisë për gazsjellësin "South Stream" me një sërë vendesh evropiane shkelin ligjislacionin e BE-së.