Ndërtimi i seksionit detar të "South Stream" në Bullgari do të fillojë në pranverë
Sofje, 15 shkurt - Në pranverë në ujërat territoriale të Bullgarisë do të fillojë ndërtimi i seksionit detar të tubacionit "South Stream" ("Rryma Jugore"), tha Ministri bullgar i Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit, Dragomir Stoynev.
"Projekti "South Stream" do të krijojë vende të reja pune, ndërsa dividendët nga transportimi i gazit ne do të fillojmë ti marrim që në vitin e parë të vënies në shfrytëzim të këtij tubacioni", - vuri në dukje Dragomir Stoynev.
"Rryma Jugore" është një projekt infrastrukturor global i kompanisë energjetike ruse "Gazprom" për ndërtimin e tubacionit të gazit në vendet e Evropës Jugore dhe Qendrore.