Ndërpritet furnizimi me ngrohje
Prishtinë, 15 dhjetor - Ngrohtorja e Prishtinës “Termokos” ka njoftuar të gjithë konsumatorët se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, është e detyruar që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët.
Aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.
Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje.