Ndërprerje e energjisë elektrike në rajonin e Klinës
Klinë, 30 korrik - Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT për instalimin e grupeve matëse në kufirin në mes të KOSTT/KEDS (OSSH) në nënstacionin në Klinë, të dielën, nga ora 12:00 deri në orën 15:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 në nënstacionin në fjalë.
"Gjatë këtij intervali kohor qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 10 Më)", thuhet në njoftimin e KOSTT-it.
Me implementimin e këtij projekti do të modernizohen pikat matëse në kufi me rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes (KEDS), do të ngritet saktësia e matjeve komerciale si dhe besueshmëria e sistemit të matjeve.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.