Ndërprehët energjia elektrike në fabrikën e ujit në Batllavë
Prishtinë, 2 korrik - Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina njofton konsumatorët e qytetit të Prishtinës, Obiliqit dhe Podujevës se duke filluar nga dita e sotme rreth orës 14:00 do të kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Përveq keqpërdorimeve dhe rritjes enorme të kërkesave për ujë të pijshëm, sot rreth orës 14:00 është ndërprerë edhe furnizimi me energji elektrike në stacionin e pompave dhe fabrikën e përpunimit të ujit në Albanik-Batllavë.
Me këtë rast qytetarët e Prishtinës , Obiliqit dhe Podujevës do të përballen me mungesë të ujit të pijshëm, zonat që furnizohen nga ky sistem.
Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike sipas zyrtarëve të KEDS-it, është si pasojë e motit të ligë dhe shkarkimeve nga vetëtimat në Trafostacionet energjetike të tyre.
KURPrishtina sh.a. kërkon mirëkuptim për gjendjen e krijuar, derisa ekipet e KEDS ta rregullojnë këtë çështje.