Ndalet njësia B2 e Termocentralit Kosova B
Prishtinë, 27 tetor - KEK ka njoftuar se pas një periudhe disa mujore të prodhimit shumë stabil, në një situatë emergjente që ka ardhur si pasojë e problemeve teknike, sot ne mëngjes me 27 tetor 2013, njësia gjeneruese B2 e Termocentralit Kosova B është detyruar të ndalet.
Ne lidhje me ndalesën ne fjale, konform praktikave standarde te veprimit qe zbatohen ne raste te tilla, KEK ka informuar KEDS-in menjëherë posa është hetuar problemi dhe para se te ndalet njësia B2.
Qe nga mesnata, ekipet e Termocentralit Kosova B, janë te mobilizuara ne identifikimin dhe sanimin e problemit.
Sido qe te jete mbi kohen e sakte te kthimit ne pune te njesise ne fjale publiku do te informohet nesër ne mëngjes.
Në këtë rast, KEK falënderon për mirëkuptim të gjithë palët e ndërlidhura që mund të jenë të afektuar.