NATO-ja kritikon Bullgarinë për gazsjellësin Rryma Jugore
Bruksel, 29 maj - Përkrahja e Bullgarisë, Austrisë, Italisë dhe vendeve të tjera për gazsjellësin Rryma Jugore tregon mospërputhjen midis deklaratave të BE-së dhe rezultateve konkrete të politikës së përbashkët evropiane. Kjo theksohet në një analizë të revistës së Aleancës NATO Review.
Sipas autorit Rryma Jugore do të thellojë varësinë nga Rusia dhe do të minojë të gjitha projektet e tjera për larmin e burimeve të gazit në Evropën Juglindore.
Nga ana e vet komisionari evropian i energjetikës Gjunter Jotinger njoftoi, se Komisioni Evropian zhvillon një diskutim të frytshëm me qeverinë bullgare rreth ndërtimit të gazsjellësit Rryma Jugore.
Ai shtoi, se bëhet një analizë që të zbulohet në çshkallë ndërtimi i këtij impianti në territorin bullgar mund të përputhet me legjislacionin e BE-së.