Nabucco do të kontribuojë në përcaktimin e linjave energjitike
Baku, 8 qershor - Përfaqësuesi i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evroazinë për çështjet energjitike, Richard Morningstar, tha se marrëveshja që do të nënshkruhet në 8 qershor në Turqi në lidhje me projektin e gazsjellësit Nabucco do të kontribuojë në përcaktimin e linjave energjitike.
Këto deklarata Morningstar i bëri në Baku, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në Panairin e Naftës dhe Gazit Natyror. Ai tha se marrëveshja në fjalë do të jetë një përzgjedhje e mirë për vendet që prodhojnë energji si Azerbajxhani me Turkmenistanin.
Azerbajxhani do të vendosë vetë se cilin gazsjellës do të furnizojë me gaz dhe cilit vend do tia shesë gazin e tij natyror theksoi Morningstar dhe shtoi: Për momentin Azerbajxhani gaz natyror i shet në sasi të pakta Rusisë.
Ai i disponon mundësitë për të shitur gaz edhe në drejtime të tjera.