24 Dhjetor 2024

MZHE lanson fushatën “T’i japim energji së ardhmes”

Prishtinë, 16 dhjetor - Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në bashkëpunim me Bankën Botërore lansojnë fushatën informuese për sektorin e energjisë me moton “T’i japim energji së ardhmes”, gjatë së cilës qytetarët do të informohet mbi reformat në sektorin e energjisë, Efiçiencën e Energjisë, Burimet e Ripërtritshme dhe projektet që janë në zhvillim e sipër.

Për gjashtë javë rresht, përmes mediave të ndryshme si TV, gazeta dhe mediat sociale si Facebook e Twitter, qytetarët do të informohen në detaje për çështjet e sipërpërmendura dhe orintimet e vendit për të plotësuar standardet ndërkombëtare.

Fushata ka në fokus informimin e qytetarëve për reformat që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë në të sektor, ndërsa investitorëve u bëhen me dije potencialet energjetike që ka vendi dhe mundësitë e favorshme për investime në energji.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)