10 Janar 2025

Mungesa e energjisë pamundëson funksionalizimin e pikës kufitare në Kapi

Kamenicë, 2 nëntor - Pas debatit me qytetarë, përfaqësuesit e KDI-së, zv.Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi si dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës Ahmet Isufi dhe Xhelal Svçla, major Nebih Aliu nga Policia Kufitare, vizituan pikën e re kufitare në Kapi të Sfircës.

Megjithëse punimet në këtë pikë kufitare kanë filluar në tetor të vitit të kaluar, ajo ende nuk është funksionale për shkak të mungesës së furnizimit të energjisë elektrike nga ana e KEDS-it, pavarësisht kërkesës së parashtruar ndaj këtij autoriteti.

Deputetët e Kuvendit u zotuan që do ta adresojnë këtë çështje në Kuvend dhe Qeveri.

Debati publik dhe vizita në terren u organizua në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar në mes të KDI-së dhe Kuvendit që synon rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi si dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit ndaj Qeverisë, me financimin e Ambasadës së Zvicrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)