MPMH nënshkroi Memorandum me OJQ Lets do it Kosova
Prishtinë, 1 qershor - Sot, Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Organizatën Joqeveritar Lets do it Kosova.
Memorandumi parashikon realizimin e aktiviteteve që avancojnë çështjen e mbrojtjes së mjedisit, përfshirë fushata vetëdijesimi, organizimit të përbashkët të ngjarjeve të rëndësishme mjedisore; përfshirjes së organizatës Lets do it Kosova në draftimin dhe ridraftimin e dokumenteve ligjore dhe strategjive për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit; organizimit të aksioneve të vazhdueshme të pastrimit të deponive ilegale të mbeturinave gjatë tërë vitit dhe aktiviteteve tjera të përfshirjes së institucioneve lokale, OJQ-ve dhe komunitetit në këto aksione.
Me këtë rast Ministri Shala shprehu respektin për gjithë aktivitetin e deritanishëm të Lets do it Kosova në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
Nga ana e tij drejtori i OJQ Lets do it Kosova z. Luan Hasanaj e falënderoj ministrin për mbështetjen dhe theksoj se kjo është edhe një mundësi shtesë që i jepte aktiviteteve për përmirësimin e mjedisit në Kosovë.