26 Dhjetor 2024

Moti sot e nesër me shi, javën tjetër ngriten temperaturat

Prishtinë, 14 shkurt - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës, deri në orët e vona parashihet të shoqërohen me reshje shiu, kurse në viset kodrinoro-malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla bore.

Kjo situatë e motit me shi parashihet ditën e premte, por edhe të shtunën në orët e para do të vazhdojnë reshjet vende-vende me intensitet të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi herë-herë me vrull, shpejtësia e së cilës parashihet të arrijë deri 18m/s në Dukagjin, ndërsa në rrafshin e Kosovës shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 14m/s.

Kjo situatë meteorologjike do të ndikoj pozitivisht që kushtet biometeorologjike të jenë relativisht të mira.

Java tjetër, konkretisht dita e pavarësisë parashihet të jetë me temperatura të larta, mbi mesataren e muajit që jemi. Ato do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)