Moti gjatë kësaj jave me erëra, reshje shiu dhe bore
Prishtinë, 11 mars - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së ka ndryshuar situata meteorologjike.
Fushat me presion të lartë që ishin ditëve të fundit, po i ndryshojnë vlerat e tyre, duke krijuar situatë me kushte tjera meteorologjike, erëra, reshje shiu, bore dhe ulje në fushat termike.
Të hënën, në pjesën e parë të ditës vlerat termike mbesin të larta, mirëpo gjatë ditës kjo situatë do të ndryshoj, sepse do të krijohen vranësirat e dendura dhe jostabile, të cilat në pjesën e dytë të ditës do të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa me uljen e temperaturave gjatë natës, reshjet e shiut do të kalojnë në formë dëbore.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të arrijnë deri 15 gradë (vetëm ditën e hënë), ndërsa nga e marta maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugu dhe më pas nga pasditja e së hënës e tutje, era do ta ndërroj kahun, në drejtim të veriut dhe verilindjes shpejtësia e së cilës mundë të arrijë deri 18m/s.