Moti gjatë kësaj jave me diell dhe vranësira të çrregullta
Prishtinë, 18 korrik - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe kohore do të na shoqëroj mot me diell dhe vranësira të çrregullta.
Temperaturat minimale do të jenë në kufijt e mesatareve shumvjeqare të kësaj periudhe kohore.
Nga sot deri të mërkuren do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me temperatura maksimale nga 22-25 gradë Celsius, kurse minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.
IHK ben te ditur se do të fryjë erë nga verilindja e lehte deri mesatare. Të mërkurën paraqiten kushte për riga shiu kryesisht në pjesën qendrore dhe veriperendimore të vendit.
Nga dita e enjete serish do të ketë ngritje në fushat termike, duke bërë që merkuri në termometër ti kaloj vlerat e temperaturave 30 gradë Celsius, derisa edhe minimalet do të pësojnë ngritje të lehta.
Në fundjavë kryesisht pasditen e së dielës sipas IHK-së do të paraqiten kushte për reshje shiu.Era do ta mbajë drejtimin e njejtë të verilindjes duke fryrë me shpejtesi deri 8m/s.