Moti gjatë javës se ardhshme jo stabil i vranët dhe me reshje shiu
Prishtinë, 24 maj - Në parashikimin e motit për javen e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se pas atyre temperaturave të larta që u regjistruan ditëve të fundit, java e fundit e muajit maj do të karakterizohet me mot jostabil, të vranët dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu.
Meqë në fushat barike do të ketë luhatje të herë pas hershme, priten edhe shkarkime rrufesh si pasojë e vranësirave konvektive të cilat do të jenë në zhvillim, kryesisht në stadin e parë dhe të mesëm të Troposferës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius.
Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, si për bimë, po ashtu edhe për popullatën. Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes.