Moti gjatë javës me vranësira të çrregullta dhe me diell
Prishtinë, 3 shtator - Do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe me diell, vranësirat herë pas here do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu, më të theksuara ditën e mërkurë.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet i lartë. Shtypja atmosferike mbetet rreth vlerave të normales, me tendencë zbritjeje.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.