Mot me diell do të na shoqërojë gjatë festës së pavarësisë
Prishtinë, 17 shkurt - Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të na shoqërojnë gjatë këtyre dy ditëve të vikendit.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës sipas te cilit të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell.
Në mëngjes vende-vende do të ketë kushte për mjegull të radiacionit e cila do të jetë afatshkurtër, të dielen mot kryesisht i vranët, ku pasdite vranësirat do të krijojnë kushte për reshje shiu..
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihet të të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e leht deri mesatare.