Mot kryesisht me diell do ta karakterizoj vikendin
Prishtinë, 27 tetor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se mot kryesisht me diell do ta karakterizoj vendin ky vikend i fundit i muajit tetor.
Pasdite do të ketë vranësira të pjesshme, të cilat nuk do të ndikojnë në prishjen e këtij ekuilibri termik.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.
Masat e ajrit të ardhura nga pjesa jugperëndimore e vendit gjatë pasditeve do të jenë më aktive duke bërë që shpejtësia e erës të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa nëpër disa lokalitete të kufizuar këto masa të ajrit do të jenë më aktive.