Mot i vranët për vikend
Prishtinë, 7 prill - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe kthjellime të pjesëshme të cilat gjatë natës do të jenë më të theksuara.
Temperaturat do tÖë ngriten mbi vlerat e mesatareve krahasuar me të njejtin muaj të viteve paraprake.
Në disa lokalitete për shkak të ndryshimeve të mëdha të gjendjes termike dhe kushteve tjera klimatologjike, ka mundesi që në orët e para të ketë mjegull afatshkurter.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 16-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesht nga verilindja por të dielen do të kemi masa të ajrit nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.