Mot i ngroht do të mbaj edhe sot dhe nesër
Prishtinë, 11 shkurt - Në parashikimin e motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.
Kjo si pasojë e masave anticiklonike që janë shtrirë ditëve të fundit mbi vendin tonë dhe përgjithësisht mbi Gadishullin e Ballkanit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimit e lehtë deri mesatare.