MMPHI ndan çmimet për grantin e performancës komunale për mjedis të pastër
Prishtinë, 25 nëntor - Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) organizon performancën komunale për mjedis të pastër.
Gjatë kësaj ngjarje MMPHI po ashtu organizon edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Grantin Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës.
Ky aktivitet mbahet me mbështetje të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane si dhe Bashkimit Evropian.
Të pranishëm do të jenë kryetarët e komunave fituese të cilët do të marrin mirënjohje për punën e bërë në kuadër të Grantit të Performancës Komunale për Mjedis të Pastër.
Fjalët përshëndetëse do të mbahen Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Jörn Rohde, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Luigi Brusa, Udhëheqës i Sektorit për Bashkëpunim, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Sazan Ibrahimi, Drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës