MMPH përkrahë me 100 mijë euro Komunën e Vitisë
Prishtinë, 9 shtator - Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala me bashkëpunëtorë, ka vizituar komunën e Vitisë me këtë raste, në prezence edhe të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Emanuel Demaj, ka nënshkruar marrëveshje më Kryetarin e Komunës e Vitisë Sokol Haliti për financimin e projektit: Rregullimi dhe Pastrimi i Lumit Morave dhe Gelbushi
Vlera totale e projektit është 100.000.00 euro, të gjithë shumën do ta mbuloj MMPH.
U.d Ministri Shala dhe Kryetari i Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti kanë biseduar edhe për projektet e reja të përbashkëta që do të zhvillohen në këtë komunë, si dhe për procesin e hartimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor.
Gjithashtu, U.d Ministri Shala gjatë vizitës në Viti, bashkë me zëvendësministrit të Punëve të Jashtme z.Emanuel Demaj dhe Kryetarin e Vitisë Sokol Haliti kanë vendosur kurora lulesh dhe kanë bërë homazhe në kompleksin e dëshmorëve Gursen dhe Bajram Sylejmani.