MMPH nënshkruan Memorandum me Cornell University dhe KEK-un
Prishtinë, 29 maj - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, Drejtori Menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj dhe përfaqësuesi i Cornell University, Vijay Sharma, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi.
Sipas këtij memorandumi, përfaqësuesit nga Cornell University, përkatësisht ekzekutivë biznesi të cilët po kryejnë studime të avancuara të gradës Master në këtë universitet, do të ndërmarrin një studim fizibiliteti për të identifikuar zgjidhje ekonomikisht të dobishme dhe ivovative për mbetjet e hirit nga termocentalet e KEKut.
Në përfumdim të këtij studimi, do të formulohet një strategji bisnesi për zhvillimin e kësaj industrie e cila pritet të tërheqë investime.
Sipas Ministrit Gashi nga ky studim do të shihen mundësitë që suficiti i hirit nga termocentralet e KEKut të përdoret në mënyrë komerciale dhe që nga raporti përfundimtar, i cili pritet të prezantohet në shtator të këtij viti të japë të dhëna të sakta rreth kësaj mundësie.
Vijay Sharma, përfaqësuesi i konsulentëve nga Cornell University falenderoi Ministrinë e Mjedisit dhe KEKun për këtë mundësi dhe tha se do të mundohen që këtë potencial nga mbetjet e hiri që vazhdon ta posedojë Kosova duhet të kthehen në asete kombëtare.
Ai shtoi se studimi që do të bëhet nga ekipi i tij do të mundohen që ti hapë rrugë Kosovës drejt shfrytëzimit të qëndrueshëm të kësaj industrie.
Ndërsa drejtori menaxhues i KEKut, Arben Gjukaj shtoi se megjithatë kompania që ai drejton do të mundohet që përmes elektro-filtrave, që pritet të vihen në funksion së shpejti, ta ulë nivelin e pluhurit dhe si pasojë edhe të hirit.
Ekipi nga Cornell University do të vazhdojë punën e tyre në Kosovë gjatë verës dhe rreth muajit Shtator do të japë rekomandimet nëse hiri nga termocentralet e KEKut është i ripërdorshëm për produkte dytësore, potencialisht prodhimi i cementit.