28 Dhjetor 2024

MMPH dhe REC nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Prishtinë, 18 nëntor - Ministria e Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Qendrën Rajonale për Mjedis për Evropën Qendrore dhe Lindore REC – Zyra në Kosovë.

Nënshkrimin e memorandumit e realizuan ministri Ferid Agani dhe drejtori i REC-it për Kosovën, Agron Bektashi.

Qëllimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit është që të krijojë kornizën për bashkëpunim dhe të lehtësojë bashkëpunimin në mes të Palëve, mbi një bazë jo-përjashtuese , në fusha me interes të përbashkët.

Pritet që aktivitetet e implementuar në bazë të këtij Memorandumi të Mirëkuptimit të kenë ndikim pozitiv në gjendjen e mjedisit në Kosovë dhe sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.

Ndryshe, REC është organizatë ndërkombëtare neutrale, jo-avokuese, dhe jo fitim-prurës me mision për të ndihmuar në zgjedhjen e problemeve mjedisore në Evropën Qendrore dhe Lindore me seli në Szentendre në Hungari.

Misioni i Zyrës së REC-ut në Kosovë është të ndihmojë në zhvillimin dhe riorganizimin e shoqërisë civile mjedisore në Kosovë, dhe të mbështesë zhvillimin dhe zbatimin e politikës së mirëfilltë mjedisore që të sigurohet që ruajtja e mjedisit merret parasysh gjatë fazës tranzitore në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)