Mitrovica zë vendin e parë për performancën më të mirë
Mitrovicë, 19 nëntor - Komuna e Mitrovicës, është radhitur në vendin e parë në nivel të Kosovës me gjithsej 74 pikë për performancën më të mirë në kuadër të Grantit të Përformancës – Mjedisi i Pastër duke u shpërblyer me grant në vlerë prej 267.754.00 euro.Ky grant është ndarë për komunat të cilat u janë̈ nënshtruar tri kritereve të qasjes si dhe janë vlerësuar për tre indikatorë të qeverisjes së mirë, të nxjerra nga sistemi i menaxhimit të përformancës komunale në MAPL si dhe tetë indikatorë̈ të menaxhimit të mbeturinave të nxjerra nga Agjencioni për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës në MMPHI.
Komuna e Mitrovicës falënderon të gjithë stafin e komunës dhe bashkëpunëtorët e tjerë të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre po kontribuojnë për sigurimin e një mjedisi sa më të pastër për qytetarët e Mitrovicës.