25 Dhjetor 2024

Mitrovica së shpejti me energji solare

Mitrovicë, 18 qershor - Drejtori  i Shërbimeve Publike, Blerim Baruti ka takuar të gjithë operatorët  të cilët kanë aplikuar në tenderin për   furnizim  e qytetit të Mitrovicës me energjinë solare. Në këtë takim ishte prezentë edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri.

 Drejtori Baruti ka prezantuar projektin e Drejtorisë  së Shërbimeve Publike sa i përket aplikueshmërisë së energjisë solare në të ardhmen. 

Ai tha se është i përkushtuar që në Mitrovicë me anë  të projekteve të tilla të arrihet deri tek instalimi i kësaj energjie, e cila do të kishte efekt pozitiv në përdorimin e energjisë së pastër, e cila përveç që do të  mbronte ambientin, do të sillte kursim të  energjisë elektrike. Sipas tij, Mitrovica ofron mundësi konkrete për energji të ripërtërishme.

“Jemi mbledhur këtu për të diskutuar se cilat janë të arriturat sa i përket energjisë solare dhe cila është mundësia  që Mitrovica në të ardhmen të furnizohet më energji solare, jo vetëm për ngrohje, por edhe për nevoja të tjera.\"

\"Ne ende duhet të reduktojmë  lëshuarjen  e CO2 në natyrë dhe njëkohësisht të ulin deri në 20 %  përdorimin e lëndëve fosile për prodhimin energjisë elektrike. Sot shkenca ka arritur  mjaftë lartë dhe në vendet perëndimore energjia solare zë një vend shumë të rëndësishëm, prandaj edhe ne mendojmë që në këtë drejtim  të realizojmë projekte për energji solare edhe ne Mitrovicë”, tha drejtori Baruti.

 Drejtori Baruti po ashtu i njoftoi  të gjithë operatorët se konkursi për këtë tender do të mbyllet më 23 qershor dhe vetëm ai që është më i mirë do të fitojë.

“Përzgjedhjen do ta bëjmë  në bazë të meritës, që do të thotë që ai që është më i miri edhe do të jetë fitues i tenderit. Gjithçka do të shkoj sipas ligjit”, tha ai.

Tenderi për furnizim me energji solare është në kuadër të projektit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës për instalimin e energjisë së ripërtritshme  në Komunën e Mitrovicë deri në vitin 2020. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)