Miratohet rezoluta për Termocentralet "Kosova A" dhe "Kosova B"
Prishtinë, 31 maj - Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës është miratuar rezoluta e inicuar nga Lëvizja Vetëvendosje! në lidhje me sektorin e Energjitikës dhe Termocentralet "Kosova A" dhe "Kosova B".
Qeveria sipas rezolutes brenda 2 javëve në bashkëpunim me Menaxhmentin e Korporatës Elektroenergjitike të hartojë planin e masave për reagimin emergjent dhe afatgjatë në sigurimin e prodhimit të energjisë.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë duhet te të mos pranojë kërkesa për rritjen e çmimit të energjisë nga kompania KEDS-KESCO.
Po ashtu Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të iniciojë sa më i shpejtë rindërtimin e Termocentralit “Kosova A”.
Ndersa Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me KEK sipas rezolutes duhet të përshpejtojë planin e remontit të Termocentralit “Kosova B”.
Edhe KOSTT duhet të realizojë kontraktimin e energjisë elektrike me Shqipërinë për periudhë afatgjatë.
Në fund rezoluta kerkon qe Qeveria të marrë masa urgjente dhe t’i aplikojë ato për stabilizimin e prodhimit të qymyrit – sanimi i ndërtimit të kundërligjshëm në Shipitullë.