23 Dhjetor 2024

Miratohet pako tenderuese e TC "Kosova e Re"

Prishtinë, 6 mars - "Nga ky moment ne e kemi të aprovuar pakon e dokumenteve për projektin TC “Kosova e Re”, të cilat do t’i dorëzohen investitorëve potencialë dhe nga sot konsiderojmë që faza e parë e këtij projekti është mbyllur", ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj pas takimit të Komitetit Drejtues të projektit, ku u aprovua kjo pako.

Ai tha se Komiteti Drejtues për projektin “Kosova e Re”, ka dy muaj që është duke punuar në mënyrë aktive për përgatitjen e dokumenteve për shpalljen e ftesës për oferta, dokumente të cilat janë të harmonizuara në mes të gjitha institucioneve relevante, të gjitha ministritë që janë anëtare, KEK, KOSTT, ZRRE, KPMM, por njëkohësisht duke marrë parasysh edhe studimet të cilat i ka bërë Banka Botërore, pra studimin e opsioneve me ndihmën e panelit të ekspertëve, kërkesë që është bërë për garancionin e rrezikut të pjesshëm të kërkuar nga BB.

Ministri Beqaj theksoi se në garë janë katër kompani, të cilat janë të interesuara dhe atyre do tu jepen këto dokumente dhe pritet që konfrom agjendës të procedohet me këtë projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Sipas tij, data kur priten ofertat është 30 shtatori 2012 ngase është një transaksion jashtëzakonisht i komplikuar dhe  investitorëve do tu jepet një kohë e mjaftueshme për të përgatitur ofertat e tyre në këtë projekt.

“Sa i përket projektit “Kosova e Re” në dokumentet që neve i kemi aprovuar sot kemi pasur parasysh nevojën për sigurim e energjisë stabile, kemi pasur parasysh koston e prodhimit të energjisë dhe mundësinë e qytetarëve për ta paguar atë energji, por njëkohësisht kemi pasur parasysh nevojën e ruajtjes në nivel maksimal të ambientit dhe shëndetit e qytetarëve”, tha ai.

Beqaj tha se komponentët e lartpërmendura janë harmonizuar me të gjithë aktorët dhe në takimin e sotëm përveç anëtarëve me të drejtë vote, të pranishëm ishin edhe vëzhguesit duke përfshirë KE, ICO, USAID  dhe KË.

“Projekti parasheh ndërtimin e potencialeve të reja energjetike me kapacitet prej 600 megavatësh. Parasheh që Qeveria të jetë aksionare edhe në pjesën e minierave dhe në pjesën e gjenerimit dhe parasheh që ky projekt të fillon të realizohet në vitin e ardhshëm nëse do të kemi mundësi që brenda viti të bëjmë shpalljen e fituesit edhe përmbylljen financiare”, tha ai.

Kreu i MZHE-së ka bërë të ditur se pjesëmarrja e Qeverisë në këtë projekt do të jetë 49% të aksioneve në minierën e thëngjillit dhe 31%  të aksioneve në gjenerim, derisa tantiemat do të jenë 3 euro për një ton thëngjill

Pas përfundimit të kësaj faze, sipas ministrit kalohet në nivelin tjetër dhe faza tjetër është të marrja e komenteve nga investitorët për të parë se cilat do të jenë reagimet e tyre për projektin, duke vlerësuar se interesimi i investitorëve është mjaft stabil.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)