Miqtë e Amerikës interesohen për projektet mjedisore
Prishtinë, 17 nëntor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim drjetuesit e shoqatës Miqtë e Amerikës, me të cilët bisedoi për mundësinë e bashkëpunimit dhe sjelljen e investitorëvë amerikanë edhe në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Ministri Agani falenderoi drejtuesit e kësaj shoqate për angazhimin dhe kontributin e dhënë në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe ShBA-së, duke vlerësuar lart rolin e stafit të tyre për ndihmën e pakursyer dhënë kauzës shqiptare.
Ndërsa, drejtori i shoqatës Miqtë e Amerikës, Agim Rexhepi, duke falenderuar ministrin Agani për kontributin e tij si ish ministër i Shëndetësisë, por edhe tani si ministër i MMPH-së, tha se do të angazhohen të sjellin investitorë dhe shoqata bamirësie për të investuar në Kosovë.
U bisedua për mundësinë e qasjes në projektet e fondacionit humanitar Klinton, në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.