Ministrja Reshitaj e përkushtuar në zgjidhjen e krizës së Shipitullës dhe Hades
Prishtinë, 15 shtator - Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dr.Albena Reshitaj në takim me Kryeministrin Ramush Haradinaj diskutuan mbi prioritetet e Qeverisë dhe Ministrisë në veçanti, sa i përket politikave të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Pjesë e takimit ishte edhe diskutimi për zgjidhjen e krizës së Shipitullës dhe Hades, me ç’rast Kryeministri Haradinaj falenderoi Ministren për angazhimin dhe perkushtimin e saj maksimal në trajtimin efikas të kerkesave të qytetarëve dhe gjetjen e zgjidhjes konform të gjitha kornizave ligjore.
Nga ana tjetër Ministrja Reshitaj është zotuar që me politikat zhvillimore që do të ndjekë, me zbatimin në afat rekord të vendimeve e projekteve konform dispozitave ligjore do të arrijmë që në Kosovë të kemi një mjedis të pastër, menaxhim të mirë të ujit, lumenjve, shtimin e hapësirave të gjelberta, rritjen e cilësisë së ajrit si dhe një planifikim të duhur hapësinor. â