Ministrja Reshitaj do të vizitojë sot Shqipërinë
Prishtinë, 8 nëntor - Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj, do të vizitojë Shqipërinë.
Në kuadër të kësaj vizite zyrtare Ministrja Reshitaj do të takohet me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë z. Blendi Klosi.
Kjo vizitë bëhet në kuadër të organizimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës e cila pritet të zhvillohet brenda Nëntorit 2017, si dhe me qëllim të dakordimit për çështjet që do të diskutohen dhe vendoset në këtë mbledhje, në të mirë të dy shteteve.