Ministria e Mjedisit kërkon vazhdimin e bashkëpunimit me Bankën Botërore
Prishtinë, 16 maj - Ministri Ferat Shala me bashkëpunëtorët priti delegacionin e Bankës Botërore (BB) për Kosovë të kryesuar nga drejtori Marko Mantovanelli.
Ministri Shala, e falënderoi z.Mantovanelli për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe shprehi gatishmërinë për projektet e përbashkëta në të ardhmen.
Në këtë fazë Bankës Botërore do ti kërkohet vazhdimi edhe për 12 muaj i mbështetjes për Agjencionin Kadastral të Kosovës.
Ministri Shala dhe drejtori i Bankës Botërore, Mantovanelli për pjesën e mbetur të projektit të kadastrit, po ashtu u dakorduan që në të ardhmen e afërt të vazhdojnë me projektet e reja të cilat kanë të bëjnë veçanërisht me verifikimit të dokumenteve kadastrale të cilat do të kthehen nga Serbia.
Mantovanelli, shprehu kënaqësinë e përkushtimit të MMPH-së, e cila me ndihmën e Bankës Botërore, ka përfunduar deri më tani rreth 30% të kadastrit të tokave. Të dyja palët, u pajtuan për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.