Ministria e Financave jep 24.8 milionë euro për Termokosin
Prishtinë, 12 qershor - Në Ministrinë e Financave sot është bërë nënshkrimi i Marrëveshjes për Nën-Huazim për përmirësimin e sistemeve të ngrohtores qendrore, ndërmjet Ministrisë së Financave (huadhënës), Komunës së Prishtinës (garantues) dhe Ngrohtores së qytetit Termokos SH.A (huamarrës).
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave Bedri Hamza, kryetari i Komunës së Prishtinës Isa Mustafa dhe kryeshefi ekzekutiv i Ngrohtores së qytetit Termokos SH.A. Prishtinë Arsim Janova .
Bazë për këtë Marrëveshje Nën-Huazimi janë Marrëveshja për Hua dhe Financim dhe Marrëveshja për Financim dhe Projekt të datës 14 nëntor 2011, të përmbyllur ndërmjet Ministrisë së Financave, KfW-së dhe NQ Termokos SH.A. për Projektin për përmirësimin e sistemeve të ngrohjes së qytetit Prishtinë.
Në bazë të kësaj Marrëveshje për Nën-Huazim, Ministria e Financave do ti ofrojë financim të kombinuar Ngrohtores së qytetit Termokos, në shumën prej 24,825,000 euro, që përmban një kontribut financiar në shumën 19,825,000 euro si dhe një hua në shumën prej 5,000,000 euro .