22 Dhjetor 2024

Ministria e Ekonomisë prezanton Skenarët e Strategjisë së Energjisë

Prishtinë, 18 mars - Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësues të kabinetit të saj, Departamentit të Energjisë të udhëhequr nga Sabit Gashi si dhe grupit punues për hartim të Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031 të udhëhequr nga Dr. Laszlo Szabo kanë mbajtur sot takim koordinues me donatorë vendorë e ndërkombëtarë për të prezantuar progresin e strategjisë, studimin e kostos më të ulët, skenarët dhe modelimet e strategjisë.

Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli ka cekur që Ministria e Ekonomisë dhe bashkëpunëtorët e saj janë duke punuar intensivisht në planifikimin afatgjatë për zhvillimin e sektorit të energjisë, e në të njëjtën kohë në hapa të menjëhershëm për të adresuar dhe për t’u përballur me situatën e shkaktuar nga kriza botërore e energjisë.

Pas prezantimit të skenarëve dhe modelimeve, si dhe studimit të kostos më të ulët, të pranishmit kanë dhënë komentet e tyre për punën e deritanishme në hartim të strategjisë, të cilat do të reflektohen në draftin e parë i cili do të publikohet për konsultim publik.

Të gjithë skenarët dhe modelimet e Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031 tregojnë qartë përkushtimin ndaj zhvillimit të hovshëm të kapaciteteve të burimeve të ripërtërishme në Kosovë dhe rritjen e efiçiencës së energjisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)