23 Dhjetor 2024

Ministria e Ekonomisë mbron interesat e Kelkosit e jo te qytetarëve në Deçan

Deçan, 26 janar - Organiozata jo qeveritare Pishtarët ka njoftuar se me 10 janar organizata për mbrojtjen e mjedisit, Pishtarët, bashkë me 54 organizata tjera joqeveritare kanë kërkuar në Ministri të Ekonomisë dhe Ambientit qasje në dokumente publike të dorëzuara nga kompania Kelkos por Ministria është duke e zvarrit qasjen me gjasë që t’i japë kohë Kelkosit.

Dokumenti kryesor i kërkuar është studimi i Prurjes së Pranueshme Ekologjike që ishte kusht i Lejeve Ujore për HC Deçani dhe HC Belaja të lëshuar nga Ministria me 4 nëntor 2020.

Studimi ish dashur të sjellet nga Kelkosi mbrenda 60 ditëve, pra më së largu deri më 4 janar 2021.

Ky studim sipas OJQ Pishtarët është bazë që përcakton sasinë e rrjedhës në lumë që i nevojitet ekosistemit ujor dhe që Kelkosi nuk guxon të fusë në gypa asnjë pikë më poshtë se kjo sasi.

''Sipas Ligjit të Ujërave dhe rregullores së MMPH-se, Nr 02/2016, studimi ish dashtë të bëhët në fazën e aplikimit për hidrocentrale sepse operimi i hidrocentraleve pa u siguruar jetesa në lum, shkon kundër çdo dispozite ligjore në mbrojtje të ujerave dhe mjedisit. Ministria në kërkesën për qasje në këtë dokument ka dhënë arsyetime të ndryshme'', thekson OJQ Pishtarët .

Më 11 janar është përgjigjur duke thënë se Ministria mund të ketë konsekuenca ligjore nga kompania Kelkos po që se u jep qasje në këto dokumente organizatave.

Madje sipas OJQ Pishtarët Ministria kërkoi si garancion që vetë organizatat të marrin pergjegjësi dhe konsekuence ligjore nëse Kelkosi konsideron se këto nuk janë perdorur “si duhet".

 Ndërsa, përgjigja e fundit nga zyrtarët e Ministrisë, me 21 janar është se Ministria ka marë pëlqimin e Kelkosit për t’i ndarë këto dokumente, gjë që sipas tyre është shumë e rëndësishme dhe po punojnë që të bejnë këtë të mundur për "javën e ardhshme".

Por Ministria ka vendosur që këto dokumente ti bëje publike në webfaqen e Ministrise, prandaj organizatat duhet te presin deri te publikohen online.

Per më tepër, sipas Ministrisë, zyrtarja përgjegjese për përgatitjen e këtyre dokumenteve është në pushim mjekësor dhe nuk dihet kur do të kthehet në punë.

''Zvarritja e Ministrisë pa arsye të pranueshme ligjore, lë të besojë se ky studim dhe zbatimi i tij nuk është në planet e Kelkosit dhe as të Ministrisë, por është tentim për të blerë kohë për Kelkosin pasi nëse nuk është bërë studimi, sipas ligjit të ujërave, Leja Ujore duhet të revokohet.''

''Edhe më shqetesuese është fakti se, gjatë procesit të kërkesës në qasje në këtë studim, është bërë e ditur se Ministria është duke përgatitur dokumentet e duhura që t’i lëshojë Kelkosit edhe një Leje Ujore për hidrocentralin Lumbardhi II, përkundër faktit se Kelkosi nuk i plotëson as kushtet teknike dhe as ato mjedisore'', thekson OJQ Pishtarët .

Gjithashtu, Gjykata Themelore në Prishtine para dy muajsh ka pezulluar të njejtat leje të lëshuara nga Ministria e Ambientit për këtë kompani për hidrocentrale tjera, por që janë të ndërtuara në të njejtin lum dhe janë pjesë e të njejtit projekt.

Në nëntor 2020, Ministria e Ambientit lëshoj leje ujore dhe mjedisore për hidrocentralet e Kelkosit edhe pse Kelkosi nuk kishte bëre asnjë rehabilitim të duhur dhe e gjithë Kosova ishte duke percjellë dhe kërkuar rehabilitimin e Grykës së Decanit.

Përkunder vëmendjes së lartë që kishte kjo çështje, Ministria lëshoj këto leje në një proces të errët, duke injoruar ligjet dhe përjashtuar banorët e ndikuar.

Në përpjekje që të parandolohen vendimet e nëntorit 2020, organizata Pishtarët i është drejtuar Ministrit Muharren Nitaj dhe gjithashtu ka dërguar njoftim me shkrim tek kryeprokuori i Gjykatës në Pejë Agim Kurmehaj që konform detyrave dhe kompetencave të tij të hulumton dhe vlerëson nëse ka elemente të veprës penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo ndonjë vepre tjetër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)